×
  • Lajme
  • Botë

    Talebanët pushtojnë shtëpinë e kryekomandantit afgan, Rashid Dostum

    Reporteri
    15 Gusht 2021 | 14:55

    Po vazhdojnë sulmet e forta të talebanëve kundër qeverisë afgane.


    Kryengritësit talebanë kanë vënë kontrollin mbi Afganistanin ndërsa kanë shtruar kontrollin në qytetin verior Mazar-e-Sharif, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Talebanët më pas u filmuan duke bastisur shtëpinë luksoze të Rashid Dostum e cila ndodhet po në këtë qytet. Dostum ishte një aleat kyç i SHBA gjatë fushatës 20 vjeçare kundër talebanëve.

    Por në anën tjetër mbrëmë, Presidenti amerikan, Joe Biden fajësoi Donald Trump dhe ushtrinë afgane për masakrën.

    “AEdhe një vit më shumë, ose pesë vjet më shumë, prania ushtarake amerikane nuk do të kishte bërë ndonjë ndryshim nëse ushtria afgane nuk mund ose nuk do të mbajë vendin e vet” tha Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!