Të paktën 87 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar gjatë stampedos në tubimin e mijëra besimtarëve në veri të Indisë, raporton CNN.
Më shumë se 150 persona janë hospitalizuar pas shtypjes së njerëzve në një fshat në shtetin e Uttar Pradeshit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Qeveria ka njoftuar se të paktën 87 persona janë konfirmuar të vdekur.
Stampedoja ka nisur kur pjesëmarrësit nisën të largoheshin nga një tendë e madhe ku po mbahej ceremonia fetare, të cilës po i printe lideri hindu, Bhole Baba.
Raportet e para tregojnë se 15 mijë veta ishin tubuar, ndërkaq leja ishte vetëm për 5 mijë.
“Njerëzit nisën ta shkelnin njëri-tjetrin. Ata që janë rrëzuar janë të vdekur”, ka thënë Shakuntala Devi.
Në vitin 2013, pelegrinët që po vizitonin një tempul gjatë festivalit të njohur hindu, nisën stampedon nga frika se ura mund të shembej. Të paktën 115 persona vdiqën nga stampedoja ose ranë në lum.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.