Një polic njoftohet se ka qëlluar një koleg të tij, pastaj ka qëlluar veten në një aeroport turk, transmeton Reporteri.net.
Mediat turke raportojnë se oficeri i policisë qëlloi me armë një polic tjetër në aeroportin Kayseri në Turqinë qendrore sot dhe pastaj qëlloi veten.
Agjencia e lajmeve DHA shkruan se të dy oficerët u plagosën gjatë të shtënave me armë të martën në terminalin e nisjeve të brendshme të aeroportit. Raportohet se të dy u dërguan në spital për trajtimin e plagëve që pësuan si pasojë e të shtënave.
Mediat shkruajnë se oficerët kishin një mosmarrëveshje mes vete para se njëri prej tyre të shtinte në drejtim të tjetrit për t’u përpjekur më pas t’ia merrte jetën vetes.
Siç raportohet kishte panik të madh në mesin e udhëtarëve kur të shtënat u dëgjuan fillimisht brenda terminalit të brendshëm. Policia ka marrë masa shtesë të sigurisë në terminalin e fluturimeve të brendshme të aeroportit ku ndodhi incidenti./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.