×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna në një supermarket në Nju Jork, të paktën nëntë të vdekur

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 23:51

    Raportohet se person i armatosur që mbante një pushkë dhe forca të blinduara hapi zjarr në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, duke vrarë të paktën nëntë persona përpara se të arrestohej pasditen e së shtunës.

    Videot dhe fotot e publikuara në Twitter shfaqin policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet se janë qëlluar.

    BBC raportoi se, nga ky sulm, kanë mbetur nëntë të vdekur dhe një i plagosur e në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me një pushkë dhe kishte të veshur pajisje ushtarake.

    Incidenti nisi të shtunën pasdite. Kur policia mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda dyqanit.

    Një zyrtar i njohur për mediat e huaja paralajmëroi se hetimi ishte në fazat e tij paraprake dhe se autoritetet nuk kanë parë ende një motiv të qartë, por po hetojnë nëse të shtënat ishin me motive racore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!