×
  • Lajme
  • Botë

    Tensionohet situata në SHBA, mijëra mbështetës të Trump me armë para qendrave të numërimit

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 13:35

    Janë konsideruar si zgjedhjet më të rrezikshme dhe më të trazuara në historinë e SHBA, duke dhënë një spektakël aspak të dëshirueshëm tre ditët e fundit. Çdo mbrëmje jashtë zyrave të numërimit të votave po mblidhen protestues të armatosur, duke dhënën një imazh aspak demokratik. Disa mbajnë armë gjahu. Disa kanë pistoleta, madje edhe pushkë gjysmë automatike të stilit ushtarak.


    Protestuesit me armë janë një pakicë e vogël e demonstruesve dhe deri tani nuk ka pasur raportime për ndonjë të lënduar dhe ligjet në Arizona dhe Michigan ku armët janë parë jashtë qendrave të vlerësimit të votave lejojnë njerëzit të mbajnë armë zjarri në publik. Por në një vend i cili ka parë jo rrallëherë viktima për shkak të armëve, mbajtja e tyre në ambiente të tilla ka ngjallur shqetësim të madh.

    Protestuesit e armatosur janë paraqitur në qendrat e numërimit të votave në përgjigje të akuzave të pabazuara nga Presidenti Donald Trump se demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet edhe pse asnjë parregullsi serioze nuk është raportuar.

    Ndërkohë që numëruesit e votave kanë pasur raste kur janë frikësuar shumë për shkak të situatës jashtë ambienteve të qendrave të votimit.

    Afërsisht 100 mbështetës të Trump u mblodhën për të tretën ditë radhazi përpara qendrës së votimit në Phoenix, ku qindra punëtorë po numëronin fletët e votimit.

    “Arrestoni punonjësit e sondazhit!” këndonte turma, duke kërkuar katër vjet më shumë në detyrë për Trump.

    Ndërkohë që shumë forca policie janë përqendruar në qendrat e numërimit për të mbrojtur sigurinë e votave dhe personave përgjegjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!