×
  • Lajme
  • Botë

    Tentoi ta vriste me armë, ndërsa ajo e puth të dashurin në mes të gjyqit: E fal sepse është i mirë

    Reporteri
    03 Shkurt 2020 | 11:26

    Gushtin e shkuar, një 28-vjeçar në Brazil tentoi të vriste me armë të dashurën e tij, ndërkohë që kjo e fundit zgjodhi ta përqafonte e puthte në sallën e gjyqit, duke u shprehur se e ka falur dhe se është gati ta rindërtojë marrëdhënien.


    E gjitha ndodhi gushtin e vitit 2019, kur 25-vjeçarja Micheli Schlosser po debatonte me të dashurin e saj Lisandro Posselt në një dyqan akulloreje në Venacio Aires, një qytet në Rio Grande do Soul, Brazil.

    Vajza e akuzoi atë për tradhti, për shkak të shumë mesazheve që kish’ zbuluar në celularin e tij me vajza. Përpos kësaj vajza e akuzoi Lisandro-n për dhunë seksuale, por reagimi i tij ishte i papritur.

    “Unë e fala sepse e dua, ai tashmë ka filluar të paguajë për gabimin e tij. Kurrë nuk më kishte sulmuar më parë, ka qenë gjithmonë i mirë për mua dhe isha unë që e provokova . Nga të gjithë burrat që kam pasur, ai ka qenë një nga më korrekte dhe më i sjellshëm për mua. Nuk mund të ankohem për të, ai nuk është një person i keq ”.

    Burri nuk do të përfundojë në burg, sepse sipas ligjit Brazilian, kushdo që nuk ka precedent të pastër kriminal dhe nuk është dënuar me më shumë se 8 vjet burgim, nuk duhet të vuajë dënimin në burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!