×
  • Lajme
  • Botë / Analizë e AP-së

    Tërheqja e Bidenit mjegullon luftërat, tregtinë dhe sfidat e tjera të politikës së jashtme

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 19:31
    Foto e Joe Bidenit me liderët e NATO-s në Washington. Fotografia: Associated Press

    Tërheqja e Joe Bidenit nga gara presidenciale nxit edhe më shumë paqartësi nëpër botë në kohën kur liderët perëndimorë po përballen me luftërat në Ukrainë dhe Gaza, Kinën më agresive në Azi dhe ngritjen e së djathtës ekstreme në Evropë, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”. 

    Gjatë karrierës pesë dekadash në politikë, Bideni ka pasur lidhje më personale me shumë liderë të jashtëm, lidhje të cilën nuk mund ta zëvendësojë asnjë tjetër te demokratët. Pas njoftimit të tij, mesazhe të përkrahjes dhe mirënjohjes për shërbimin ndaj vendit shpërthyen nga të gjitha anët, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Gjerësia e sfidave të politikës së jashtme me të cilën do të përballet presidenti i ardhshëm amerikan e bën të qartë se çfarë pasoja do të ketë ajo që do të ndodhë në Washington për pjesën tjetër të botës.

    Izraeli

    Me zëvendëspresidenten Kamala Harris që do të jetë zëvendësuese e mundshme e Bidenit, izraelitët të dielën kanë bërë përpjekje të kuptojnë se çfarë do të thotë kandidatura e saj për shtetin e tyre që po përballet me izolim ndërkombëtar gjithnjë e në rritje shkaku i fushatës ushtarake kundër Hamasit.

    Gazeta izraelite e krahut të majtë “Haaretz” ka shkruar një tekst në të cilin kritikon shenjat e përkrahjes së Harrisit për Izraelin, duke shkruar se reputacioni i saj si ‘police e keqe’ e Bidenit, i cili e ka këshilluar Izraelin për ofensivën në Gaza. Në muajt e fundit, ajo ka shkuar përtej asaj që Biden e ka cilësuar armëpushim, duke denoncuar pushtimin e qytetit Rafah nga Izraeli teksa ka shprehur tmerrin e saj për numrin e civilëve të vdekur në Gaza.

    “Me Bidenin që po largohet, Izraeli ndoshta ka humbur presidentin e fundit sionist”, ka thënë Alon Pinkas, ish-konsul gjeneral i Izraelit në New York. “Kandidatja e re demokratike do të ndalë dinamikën”.

    Qëndrimi i Bidenit në mbrojtje të Izraelit qëkur nisi lufta me Hamasin, ka rrënjët në përkrahjen e tij gjysmëshekullore për shtetin fillimisht si senator, zëvendëspresident dhe krejt në fund president.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant e ka falënderuar Bidenin për “përkrahjen e tij të pamohueshme për Izraelin gjatë viteve”.

    Presidenti izraelit, Isaac Herzog lavdëroi Bidenin si “simbol të lidhjes së pathyeshme mes dy popujve”, dhe si “aleat të vërtetë të popullit hebre”. Reagim të menjëhershëm nuk kishte nga kryeministri Benjamin Netanyahu, aleat i ish-presidentit Donald Trump dhe lidhjet e tij historike ishin shumë kritike me Bidenin gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

    Ukraina

    Çdo kandidat demokrat me shumë gjasë do të vazhdonte trashëgiminë e Bidenit për përkrahjen ushtarake për Ukrainën. Mirëpo pakënaqësia me administratën e Bidenit është rritur në Ukrainë dhe Evropë në lidhje me procesin e ngadaltë të ndihmës dhe masave për përdorimin e armëve perëndimore.

    “Shumica e evropianëve e kuptojnë se Ukraina do të nisë të ndjejë lodhjen e tyre”, thotë Sudha David-Wilp, drejtor i zyrës së German Marshall Fund në Berlin, institut i hulumtimit. “Të gjithë po provojnë të bëhen gati për të gjitha rezultatet e mundshme”.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se respekton vendimin e vështirë, por të fuqishëm të Bidenit që të largohet nga fushata teksa e falënderoi atë që e ndihmoi që të parandalojë Putinin ngap ushtimi i shtetit të tij.

    Trumpi ka premtuar se do t’i japë fund luftës ruse në Ukrainë që në ditën e parë nëse zgjedhet president – mundësi që ka ngritur shqetësime në Ukrainë se Rusisë mund t’i lejojë të mbajë territoret e pushtuara.

    Kina

    Në muajt e fundit, si Biden ashtu edhe Trump, kanë bërë përpjekje t’u tregojnë votuesve se kush mund të përballet më mirë me forcën ushtarake në rritje dhe agresivitetin e Pekinit dhe të mbrojnë bizneset dhe punëtorët amerikanë nga importet kineze me çmime të ulëta. Biden ka rritur tarifat për automjetet elektrike nga Kina, ndërsa Trump ka premtuar të zbatojë tarifa prej 60% për të gjitha produktet kineze. Doktrina “Së pari Amerika” e Trumpit përkeqësoi tensionet me Pekinin. Por mosmarrëveshjet me rivalin gjeopolitik dhe kolosin ekonomik mbi luftërat, tregtinë, teknologjinë dhe sigurinë vazhduan edhe gjatë mandatit të Bidenit.

    Reagimi zyrtar i Kinës ndaj garës presidenciale të SHBA-së ka qenë i kujdesshëm. “Zgjedhjet në SHBA janë politika të brendshme të SHBA-së. Nuk kam asnjë koment për këtë,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning.

    Redaktori i gazetës Global Times të drejtuar nga Partia Komuniste, Hu Xijin, minimizoi ndikimin e tërheqjes së Bidenit.

    “Kushdo që bëhet kandidati presidencial i Partisë Demokrate mund të jetë i njëjti”, shkroi ai në X.

    Irani

    Me përfaqësuesit e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme të përfshirë gjithnjë e më shumë në luftën Izrael-Hamas, SHBA-ja përballet me një rajon në kaos. Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen goditën Tel Avivin për herë të parë javën e kaluar, duke nxitur sulme hakmarrëse izraelite brenda Jemenit të shkatërruar nga lufta. Tensionet në rritje dhe sulmet ndërkufitare midis grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban dhe ushtrisë izraelite kanë ngritur frikën e një përplasje rajonale të gjithanshme. Hamasi që ka marrë mbështetje nga Irani, vazhdon të luftojë me Izraelin edhe nëntë muaj pas një lufte që ka vrarë 38,000 palestinezë dhe ka zhvendosur mbi 80% të popullsisë së Gazës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë akuzuar Iranin për zgjerimin e programit të tij bërthamor dhe pasurimin e uraniumit në nivele të paprecedent prej 60%, afër niveleve për armë bërthamore. Pasi atëherë-Presidenti Trump në 2018 u tërhoq nga marrëveshja historike bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore, Biden tha se dëshironte të ndryshonte qëndrimin agresiv të paraardhësit të tij.

    Por administrata e Bidenit ka mbajtur sanksione të rënda ekonomike dhe ka mbikëqyrur përpjekje të dështuara për të rinovuar marrëveshjen. Vdekja e papritur e Ebrahim Raisi –mbrojtës i linjës së ashpër të liderit suprem – në një aksident helikopteri e çoi një reformist të ri në presidencën e Iranit, duke krijuar mundësi dhe rreziqe të reja. Masoud Pezeshkian ka thënë se dëshiron të ndihmojë Iranin të hapet ndaj botës, por ka mbajtur ton sfidues kundër SHBA-së.

    Gjatë një konference për shtyp të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, injoroi tërheqjen e Biden-it. “Për ne, ardhja dhe shkuarja e qeverive dhe personave në krye të administratës së SHBA-ve nuk është e rëndësishme në vetvete,” tha ai. “Ajo që mund të ndryshojë atmosferën e marrëdhënieve është një ndryshim themelor në këtë politikë (amerikane) armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit.”

    Evropa dhe NATO

    Shumë evropianë ishin të lumtur që TrumpI po largohej pas viteve të tij të përbuzjes ndaj Bashkimit Evropian dhe minimit të NATO-s. Qëndrimi i dukshëm përbuzës i Trumpit ndaj aleatëve evropianë në debatin presidencial të muajit të kaluar nuk bëri asgjë për të qetësuar ato shqetësime.

    Biden, nga ana tjetër, ka mbështetur marrëdhëniet e ngushta amerikane me liderët e bllokut. Ajo afërsi ishte e dukshme pas vendimit të Bidenit për të dalë nga gara. Kryeministri polak, Donald Tusk, e quajti zgjedhjen e tij “ndoshta më të vështirën në jetën tuaj.”

    Kryeministri i sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, tha se respektonte “vendimin e Bidenit bazuar në atë që ai beson se është në interesin më të mirë të popullit amerikan.”

    Ishte gjithashtu një derdhje dashurie nga kryeministri irlandez Simon Harris, i cili e quajti Bidenin një “amerikan krenar me një shpirt irlandez.”

    Pyetja nëse NATO mund të mbajë momentin e saj në mbështetje të Ukrainës dhe të kontrollojë ambiciet e shteteve të tjera autoritare varet nga kjo zgjedhje presidenciale, thonë analistët. “Ata nuk duan të shohin Donald Trump si president. Pra, ka mjaft lehtësim, por gjithashtu mjaft nervozizëm” për vendimin e Biden-it për t’u tërhequr, tha Jeremy Shapiro, drejtor i kërkimeve në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

    “Si shumë në Shtetet e Bashkuara, por ndoshta më shumë, ata janë vërtet shumë të hutuar”./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!