Kili është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit.
Një lëkundje e fortë me magnitudë 5.9 u regjistrua rreth orës 01:40 sipas orës lokale.
Thellësia e tërmetit ishte 80 km, ndërsa epiqendra ishte në rajonin Tarapaca.
Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Sa i përket situatës së koronavirusit, Kili ka shënuar 323,698 të infektuar nga koronavirusi, nga të cilët ndërruan jetë 7,290 persona. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.