Një tërmet prej 6.4 shkallësh Rihter goditi qytetin e Mindanao të Filipineve, në një thellësi prej 473 kilometrave.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, raporti fillestar i cili u rishikua më vonë, tregoi se madhësia e tërmetit u regjistrua me 6.3 Rihter.
Ndërkohë, agjencia e sizmologjisë së Filipineve tha se po priste dëmtime nga goditja, mirëpo sipas ekspertëve nuk kishte ndonjë kërcënim për tsunami duke marrë parasysh natyrën e tërmetit.
“Nuk ka asnjë kërcënim shkatërrues për një tsunami, bazuar në të dhënat e disponueshme”, tha agjencia. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.