×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti tjetër Turqi-Siri, deri tash raportohet për tetë të lënduar

    Reporteri
    20 Shkurt 2023 | 20:12
    Qytetarët të frikësuar pas tërmetit 6.4 ballë të hënën. Foto: Reuters.

    Një tërmet tjetër 6.4 ballë ka goditur kufirin Turqi-Siri.

    Sipas raportimeve të fundit nga nënkryetari i Turqisë, Fuat Oktay, deri tash tetë persona kanë mbetur të lënduar nga ky tërmet që goditi provincën e Hatayit, raporton BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Dëshmitarët kanë thënë se goditja ka mbërri edhe në Siri, Egjipt dhe Lebanon.

    Aktualisht janë të paqarta dëmet e përgjithshme që ka shkaktuar ky tërmet.

     

    Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) ka thënë se tërmeti i fuqishëm ka goditur në një thellësi prej 10 km (6.2 milje).

    Magnituda 7.8 që goditi më 6 shkurt ka vrarë më shumë se 46,000 njerëz në Turqi dhe Siri, sipas të dhënave të fundit zyrtare të raportuara nga Reuters.

    Ajo ka lënë gjithashtu më shumë se një milion njerëz të pastrehë. /Reporteri.net/.

    Epiqendra e tërmetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!