×
  • Lajme
  • Botë

    Testet e antitrupave, rreth 1.5 milion italianë e kanë kaluar Covid-19

    Reporteri
    04 Gusht 2020 | 7:23

    Në Itali 1.48 milion persona, ose 2.5% e popullsisë, e kanë kaluar koronavirusin.


    Konstatimi vjen nga përgjigjet e analizave te antitrupave pas testimeve te kryera ne te gjithë vendin.

    Shifra është gjashtë herë më e larte se numri i rasteve të konfirmuara nga te dhënat zyrtare qe nga fillimi i pandemisë. Në testime morën pjesë rreth 65 mije italianë. Ata u bene pjesë e fushatës për të vlerësuar nivelin e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

    Italia është nje nga vendet europiane më të goditura nga pandemia. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve në vend është 248,229, prej të cilëve, 35,166 e kanë humbur betejën me sëmundjen ndërsa 200,589 janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!