Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama, kërkoi falje për deklaratat e tij seksiste, kur tha se gruaja e cila do ta trashëgojë atë duhet të jetë “tërheqëse”, transmeton Reporteri.net.
Dalai Lama shprehu keqardhje të thellë nëse me atë deklaratë ka lënduar dikë.
“Ndonjëherë ndodh që disa komente spontane, të cilat mund të jenë argëtuese në një kontekst kulturor, humbasin karakterin e vërtetë kur përkthen”, thuhet në njoftimin e tij për shtyp.
Në një intervistë për rrjetin televiziv BBC, udhëheqësi shpirtëror tibetian tha se ishte i hapur ndaj mundësisë që një pasardhëse grua ta trashëgojë vendin e tij, “me kusht që ajo të jetë tërheqëse”. /Reporteri.net