×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi në Uells: Lordi Laburist David Lipsey humb jetën gjatë notit në lumë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 17:24

    Një anëtar i Dhomës së Lordëve nga radhët e Laburistëve, Lord David Lipsey, ka ndërruar jetë tragjikisht në lumin Wye në Glasbury, Pows.

    Sipas mediave britanike, Lipsey ishte parë për herë të fundit duke notuar në lumë, ndërsa policia ka konfirmuar sot se trupi i 77-vjeçarit është gjetur në ujë.

    Bëhet e ditur se gjatë kohës së kryeministrit Jim Callaghan në vitet ’70 Lord Lipsey ishte një gazetar dhe këshilltar në Downing Street. Ai më pas ishte emëruar në Dhomën e Lordëve në vitin 1999 si Baron Lipsey of Tooting Bec dhe ishte një zë aktiv në bankat laburiste.

    Në homazhe të shumta pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, Kryelordi i Dhomës së Lordëve ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij, duke theksuar kontributin e Lipsey në jetën publike.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!