×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedia e radhës në det, mbyten 57 emigrantë

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 22:19

    Një organizatë humanitare spanjolle raporton se 57 persona kanë humbur jetën pas mbytjes së një varke me emigrant që ishte nisur nga Afrika veriore dhe që kishte si destinacion ishujt Kanarie.


    Sipas aktivistes, Helena Maleno, viktimat janë 28 gra, 17 burra dhe 12 fëmijë.

    Organizata “Caminando Fronteras” kishte të dhëna për varkën që do të nisej nga Saharaja Perëndimore, por që nuk ia doli kurrë të arrinte në destinacion.

    Deri tani janë gjetur në det trupat e 16 personave si dhe 5 të mbijetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!