Autoritetet amerikanë kanë njoftuar se i kanë gjetur trupat e pajetë të tre fëmijëve dhe të një gruaje në të njëzetat pranë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.
Vdekjet e imigrantëve janë të shpeshta në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara, zakonisht kur të rriturit dhe adoleshentët e pashoqëruar nga familjarët nuk mund t’i përballojnë kushtet e rënda të shkretëtirës dhe mungesës së ujit. Ata shpesh vdesin për shkak të dehidrimit dhe vapës.
Sidoqoftë, rasti i gjetjes së trupave të pajetë të tre fëmijëve është i pazakonshëm, sepse shumica e trupave gjenden në territorin e Meksikës, e jo në anën tjetër të kufirit. Për më tepër, është e pazakontë që trupat e vdekur të gjenden në të njëjtin vend.
“Shumicën e kohës gjejmë persona të rritur ose adoleshentë, por kjo është hera e parë që gjejmë fëmijë dhe është goxha shokuese për ne”, shkroi në Twitter një zyrtar policor amerikan, shkruan “Independet”, transmeton Gazeta Express.
Zyrtarët amerikanë thanë se viktimat ka mundësi që kanë vdekur për shkak të dehidrimit dhe ekspozimit në temperatura të larta. Duket se ata kanë qenë imigrantë ilegalë, por policia ende nuk i ka publikuar emrat e tyre ose vendin e prejardhjes.
Mijëra imigrantë nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi e kanë kaluar kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.