×
  • Lajme
  • Botë

    Refuzuan t’i vendosin maskat, pasagjerët e aeroplanit i grushtojnë dy anglezë

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 20:21

    Shqelma dhe grushte vunë në alarm udhëtarët.


    Avioni me turistë po shkonte për në Ibiza, por dy pasegjerë të dehur dhe të padisiplinuar anglezë refuzuan të vinin maska ​​gjatë fluturimit, që u nis nga Amsterdami.

    Pamjet tregojnë dy pasagjerët anglezë duke luftuar fizikisht me të tjerët pas fluturimit.

    Ata u arrestuan nga policia spanjolle kur avioni mbërriti në Ibiza.

    Pasagjerët dëgjohen duke bërtitur ndaj burrave për të ndaluar sherrin.

    “Ka fëmijë këtu” – kanë thirrur ata, që të ndaleshin rrëmujat dhe paniku.

    Në fund të videos, një nga pasagjerët që shkaktoi rrëmujën shihet i shtrirë në dysheme në rreshtin e aeroplanit, me duar të prangosura pas shpinës. Janë edhe këto disa nga pasojat që po lë koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!