Një burrë nga Kina i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Gu, u dënua me burg këtë javë, pasi një gjykatë e shpalli fajtor sepse kishte frikësuar për vdekje 1100 pula, që i përkisnin një fqinji me të cilin ishte në grindje të vazhdueshme.
Dyshja thuhet se ishin grindur që kur fqinji, Zhong, preu pemët e Gu pa leje në prill 2022. Në gjykatë u tha se Gu kishte hyrë disa herë fshehurazi në femrën e pulave të Zhong gjatë natës.
Është e paqartë se cilat ishin qëllimet e Gu, por me një elektrik dore, ai shkaktoi panik tek pulat të cilat duke vrapuar nga frika, u përplasën me njëra-tjetrën duke bërë që qindra prej tyre të ngordhnin.
Herën e parë që Gu shkeli pronën e fqinjit të tij, ai shkaktoi një përplasje mes pulave, në të cilën ngordhën 500 prej tyre. Ai u kap nga policia dhe u detyrua t’i paguante Zhong-ut kompensim prej 3,000 juanë (436 dollarë).
Por ai nuk u ndal me kaq dhe u kthye në pronën e Zhong për herë të dytë, këtë herë duke vrarë 640 pula.
Autoritetet kineze thanë se 1,100 pulat e ngordhura vlerësohet të kenë një vlerë totale prej 13,840 juanë (2,015 dollarë).
Gjykata vendosi që Gu të vuante gjashtë muaj burg dhe të kryente një vit provë, një dënim ky, ku merrej parasysh edhe pendimi që Gu kishte treguar për krimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.