×
  • Lajme
  • Botë

    Tronditëse: Prindërit vrasin djalin vetëm se ishte beqar, si dhe vajzën e dhëndrin

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 18:57

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Iran, ku një çift të moshuarish kanë vrarë djalin e tyre vetëm se ky i fundit ishte beqar.


    Sipas mediave të huaja, këtë deklaratë e kanë bërë vetë ata, pas shumë vitesh teksa kanë thënë se kanë vrarë dhe vajzën bashkë me dhëndrin.

    Akbar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74-vjeç, janë arrestuar në Teheran, pasi akuzohen si autorët kryesorë për vrasjen e djalit, trupi i të cilit, u gjet i coptuar në një kosh plehrash, pranë banesës së tyre.

    “Nuk jam penduar fare për vrasjet. Ata që vrava ishin imoralë (I referohet vajzës dhe dhëndrit)”, tha babai në sallën e gjyqit.

    Vrasjet i kemi planifikuar bashkë. Burri im hodhi idenë, ndërsa unë pranova. Nuk jam fare e trishtuar sepse kam vuajtur shumë nga ata”, shtoi nëna.

    Sipas mediave iraniane, të moshuarit e vranë dhëndrin 10 vite më parë pasi ishte i dhunshëm, ndërsa vajzën e vranë 3 vite më parë, pasi kishte nisur drogën dhe sillte të dashurit në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!