Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon sot gjatë ditës.
Kjo do të jetë biseda e gjashtë telefonike mes tyre prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë këtë vit.
Trump tha në një postim në rrjetet sociale se biseda do të zhvillohet në orën 10 të mëngjesit sipas kohës lokale në SHBA. Asnjëri prej liderëve nuk dha hollësi mbi temën apo temat për të cilat do të bisedojnë.
Hera e fundit kur ata diskutuan ishte më 14 qershor, një ditë pasi Izraeli e sulmoi Iranin.
Rikthimi i kontakteve duket se pasqyron interesin e të dy liderëve për t’i përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat kanë rënë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë për shkak të konfliktit trevjeçar në Ukrainë.
Telefonata e së enjtes vjen pasi Pentagoni konfirmoi pezullimin e dërgesave të disa armëve për Ukrainën, ndërkohë që po bën një rishikim global të rezervave ushtarake amerikane.
Armët që janë pezulluar për Ukrainën përfshijnë raketa të mbrojtjes ajrore, artileri precize dhe pajisje të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.