Policia ka arrestuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili do të dalë para gjykatës nën akuzat për disa lidhje me yllin pornografik, Stormy Daniels.
Derisa po i drejtohej Gjykatës në Manhattan në NeW York, Trump e paramendoi se do ta arrestonin, gjë që tha se po i dukej “surreale”, raporton BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Duke u nisur për në Gjykatën e Manhatanit. Duket kaq surreale, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.
Si pjesë të procesit të arrestimit, Trumpit do t’i merren shenjat e gishtërinjve. Pas kësaj, ai do të sillet në sallën e gjykatës.
Trump nuk do të shkojë në gjykatë me duar të lidhura, por thuhet se do të jetë nën vëzhgim policor. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.