Presidenti i SHBA, Donald Trump po konsideron të lëshojë urdhër për ndalimin e udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara për të gjithë 92 milionë anëtarët e Partisë Komuniste të Kinës, ose 7% të popullsisë së vendit, sipas gazetë amerikane “New York Times”.
Prestigjozia amerikane citon 4 burime nga brenda stafit që po diskuton këtë çështje e cila shihet si një shenjë të mëtejshme të përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.
Nëse urdhri ekzekutiv firmoset nga presidenti, shtetasve kinezë që janë anëtarë partie, dhe familjarëve të tyre do t’u hiqen vizat dhe si rrjedhojë do të largohen nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas burimeve, urdhri ekzekutiv është ende në formën e draftit dhe mbi të po punohet, por në fund edhe mund të mos firmoset fare nga Trump.
Të mërkurën, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës tha që, nëse zërat janë të vërtetë, atëherë veprimi do të përçmohet si krejtësisht patetik.
Administrata Trump thotë që Partia Komuniste e Kinës duhet të ndëshkohet për veprimet që ka kryer në muajt e fundit, duke u përpjekur të fshehë shpërthimin e koronavirusit, por edhe ngritjen e kampeve të internimit për komunitetin ujgur dhe miratimin e një ligji të ri për sigurinë në Hong Kong.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.