×
  • Lajme
  • Botë

    Trump: SHBA ka kaluar kulmin e rasteve me coronavirus

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 8:09

    Presidenti Donald Trump thotë se SHBA ka “kaluar kulmin” e rasteve të reja me Covid-19 dhe parashikoi që disa shtete do të rihapnin këtë muaj.


    Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen të enjten pasi ai të flasë me guvernatorët.

    “Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”, u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

    I pyetur pse ShBA përbën një përqindje kaq të konsiderueshme të numrit global të vdekjeve, Trump akuzoi vendet e tjera që gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë së tyre.

    “A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?” tha ai, duke përmendur Kinën.

    SHBA deri tani ka gati 640,000 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe mbi 30.800 vdekje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!