Pas njoftimit të kandidatit republikan për president Donald Trump se ai ka zgjedhur J. D. Vance si kandidat për nënpresident në rast se ai fiton zgjedhjet në nëntor, presidenti i SHBA-së, Joe Biden kritikoi senatorin nga Ohio për aspirimin e taksimit të klasës së mesme duke favorizuar të pasurit.
Në një postim në mediat sociale, presidenti demokrat tha se pavarësisht “fjalëve të mëdha” të tij për klasën punëtore, senatori i Ohajos dhe Trump “duan të rrisin taksat për familjet e klasës së mesme, por t’i shkurtojnë ato për të pasurit”.
“Epo, nuk do t’i lejoj”, thekson Joe Biden në postimin, i cili përfundon me mesazhin: “Mbroni Republikën. Mundeni Trump-Vance.”
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur për emrin e kandidatit për zëvendëspresident, raporton gazeta online Reporteri.net.
Trumpi ka thënë se pas një mendimi të gjatë dhe analizimit të talentëve që ka Partia Republikane, ka vendosur se personi më i mirë që përshtatet për pozitën e zëvendëspresidentit është J.D. Vance.
Senatori i ri nga Ohio, ka mbështetur Trumpin në disa raste gjatë muajve të fundit.
I arsimuar në Yale, ish-kapitalisti i sipërmarrjeve shkroi librin bestseller Hillbilly Elegy, një kujtim që ndjek rritjen e tij në një familje punëtore në mesperëndimin amerikan, të njohur si “Rripi i kalbur”.
Dikur një “kurrë-Trumpist” i vetëdeklaruar, 39-vjeçari ndërroi qëndrim kur kandidoi për Senat në 2022 me mbështetjen vendimtare të Trumpit.
“Si zëvendëspresident, J.D do të vazhdojë të luftojë për Kushtetutën Tonë, do të përkrah ushtrinë dhe do të bëjë gjithçka që mundet për t’ia kthyer namin Amerikës. Urime senatori J.D Vance”, ka shkruar Trumpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.