Edhe pse një ditë më parë adresa e presidentit Donald Trump në rrjetin social Twitter u bllokuar për disa orë, vetëm një orë më parë ai ka arritur të nxjerrë një shënim ku falenderon 75 milionë amerikanët që e votuan më 4 nëntor 2020 dhe u premton se zëri i tyre do të dëgjohet në të ardhmen.
Ky postim është shoqëruar nga një tjetër vetëm disa minuta më parë, ku Trump njofton se nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden si president, më 20 janar 2021.
Vetëm një ditë më parë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka njoftuar se Donald Trumpit do ti bllokohet aksesi i përdorimit të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram me një afat kohe të pacaktuar, por e sigurt për dy javë, deri në fund të mandatit të tij për shkak të nxitjes së dhunës ndaj qytetarëve amerikanë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.