×
  • Lajme
  • Botë

    U bllokuan nga bora, kompania për pastrim të rrugëve dëmshpërblen me 2000 euro çdo makinë

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 12:02

    “Attiki Odos SA”, kompania që menaxhon unazën më të madhe të kryeqytetit grek, Athinës, ka thënë se do të kompensojë mijëra shoferë që paguajnë taksë, të cilët u bllokuan në autostradë në makinat dhe kamionët e tyre gjatë stuhisë të së hënës.

    Sipas raportimeve të mediave greke, kompania do të ofrojë kompensim prej 2,000 euro për çdo përdorues të autostradës “Attiki Odos” që ka mbetur i ngujuar për orë të tëra në dëborë.

    Vendimi thuhet se u mor pas një telefonate nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili kërkoi përgjigje se pse mekanizmi i reagimit emergjent të autostradës dështoi në mënyrë kaq drastike.

    Pas situatës kaotike që u shkaktua në rrugët e vendit, Mitsotakis kryesoi një takim ku morën pjesë ministri i Mjedisit dhe Energjisë Kostas Skrekas, ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Christos Stylianidis, zëdhënësi i Qeverisë, Giannis Oikonomou dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Grigoris Dimitriadis në të cilën diskutuan mënyrat e mundshme për të vënë nën kontroll situatën e vështirë të cilën po kalojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!