×
  • Lajme
  • Botë

    U përplas me armë me policinë, arrestohet 29-vjeçari pas 48 orësh ndjekje

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 19:44

    Një ish-ushtar i armatosur në arrati në Francën jug-perëndimore është arrestuar nga policia pas një ndjekje 48-orëshe.


    29-vjeçari Terry Dupin, ishte arratisur në një pyll pasi qëlloi mbi oficerët të shtunën.

    Ai u plagos gjatë një përleshje me një skuadër të forcave speciale dhe u mor në paraburgim.

    Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ai ishte “neutralizuar” dhe falënderoi policinë për kapjen e tij.

    I dyshuari, i cili ishte i dënuar me të kaluarën për dhunën në familje, u arratis në pyjet përreth i armatosur me një thikë dhe një pushkë gjahu me rreze të gjatë, tha policia.

    Më shumë se 300 oficerë, katër automjete të blinduara dhe një helikopter policie u vendosën për të krehur zonën ku fshihej i riu.

    Ndërkohë sipas mediave të huaja rreth 1,800 banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë, për shkak se personi në kërkim përbënte rrezik të lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!