Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbardhur ende, po hante ne nje restorant mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Agios Panteleimon kur u qëllua nga një person tjetër.
Ai mori dy plumba në kokë e një në bark dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Mediat greke publikojnë pamjet e momentit kur i plagosuri transportohet me ambulancë në gjendje kritike për jetën nga restoranti në drejtim të spitalit.
Në vendin e ngjarjes mbizotëroi kaosi dhe frika pas të shtënave, ndërsa një pjesë e klientëve që ishin në restorant u larguan.
Policia ka rrethuar zonën, por autori ende nuk është arrestuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.