Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u raportua se anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit.
Kjo është konfirmuar nga këshilltarja për media e presidentit serb, duke thënë se shumë shpejt ai do të kthehet për tu takuar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe për t’u marrë me Kosovën.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë” Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euronews.
Mirëpo, Vuçiq është shfaqur në publik sot, duke zhvilluar takime me ambasadoren e Kinës në Serbi, me të cilën e kishte anuluar takimin dje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.