×
  • Lajme
  • Botë

    Udhëheqësi i grupit terrorist Boko Haram thuhet se është vetëvrarë

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 9:13

    Abubakar Shekau, udhëheqësi i grupit terrorist nigerian Boko Haram ka vrarë veten. Kështu thonë militantët rivalë islamikë në një regjistrim audio.


    Më tej sqarohet se Shekau vdiq duke hedhur veten në erë pas një beteje midis dy grupeve.

    Lajmi raportohet nga BBC, por nuk është konfirmuar as nga grupi Boko Haram dhe as nga qeveria nigeriane.

    Mediat shkruanin edhe muajin e kaluar se Shekau kishte vdekur dhe njësoj është raportuar edhe më herët, por kanë qenë lajme të rreme.

    Çfarë thuhet në regjistrim?

    Në regjistrimin audio pa datë, një zë që mendohet të jetë ai i udhëheqësit të Iswap Abu Musab al-Barnawi tha se Shekau vrau veten menjëherë duke hedhur veten në erë.

    Luftëtarët e Iswap e goditën kryekomandantin dhe i ofruan atij mundësinë që të pendohej dhe të bashkohej me ta, tha al-Barnawi.

    “Shekau preferoi të poshtërohej në jetën e përtejme sesa të poshtërohej në tokë”, shton ai në regjistrim.

    Po kush është Shekau?
    Ai e mori drejtimin e grupit terrorist Boko Haram në 2009-ën. Nën këtë drejtim, Boko Haram organizoi bombardime dhe rrëmbime në të gjithë rajonin, në një përpjekje për të krijuar një Shtet Islamik sipas ligjit të Sheriatit.

    Besohet se Shekau është në fillim të të 40-ave, ose në mes.

    “Më pëlqen të vras ??… ashtu si kënaqem duke therur pula dhe desh”, thoshte në një video të vitit 2012.

    Që kur ai mori detyrën, më shumë se 30,000 njerëz janë vrarë dhe mbi dy milion janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

    Grupi fitoi vëmendjen globale pas rrëmbimit në 2014-ën të qindra vajzave nga një shkollë në Chibok, në shtetin Borno, duke shkaktuar lëvizjen #BringBackOurGirls. Shumë prej tyre ende nuk janë gjetur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!