×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina godet një tjetër anije ruse në Detin e Zi

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 21:47

    Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se kanë goditur një tjetër anije ruse që lundronte në Detin e Zi.

    Sipas zëdhënësit të administratës ushtarake në Odesa, anija e goditur ruse quhet “Vsevolod Bobrov” e cila tashmë është përfshirë nga flakët.

    Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima nga sulmi ukrainas ndaj anijes luftarake ruse, apo mënyra sesi e bombardoi, por mësohet se ajo tashmë ka mbetur shumë pranë brigjeve të ishullit të Gjarpërinjve.

    Ushtria ukrainas në bilancin e saj të fundit të luftës së nisur më 24 shkurt, bën me dije se ka vrarë më shumë se 26 mijë ushtarë rusë, si dhe ka shkatërruar qindra e mijëra mjete ushtarake, duke përfshirë këtu avionë, helikopter, anije, mes të cilave dhe krenarinë e Rusisë, luftanije “Moskva”./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!