Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha ka mirëpritur mesazhin “e fortë” të Donald Trumpit për Vladimir Putinin, pasi presidenti amerikan kërcënoi Rusinë me më shumë taksa dhe sanksione nëse nuk i jep fund luftës së saj me Ukrainën, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Ne i mirëpresim vërtet mesazhe kaq të forta nga Presidenti Trump”, thotë Andriy Sybiha, duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Ne besojmë se (Trump) do të jetë fituesi,” shton ai, duke thënë se Ukraina shpreson se kjo do të sjellë “një dinamikë të re në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur një paqe afatgjatë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”.
Më herët, Kremlini i është përgjigjur gjithashtu Trumpit, duke thënë se mbetet “i gatshëm për një dialog të barabartë, një dialog të respektueshëm reciprok”.
/BBC/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.