×
  • Lajme
  • Botë

    Ultramaratona në Pekin përfundon me 21 të vdekur

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 8:43

    Nisi si një ultramaratonë në zonat malore, por përfundoi në tragjedi për 21 njerëz që humbën jetën.


    Maratona u zhvillua në Kinën veriperëndimore ku moti i keq me breshër, shi dhe erërave të furishme të së dielës vrau 21 vrapues. Temperaturat ishin shumë të ulëta. Pasi u sinjalizuan, ekipet e shpëtimit u nisën në zonën malore. Evakuan më shumë se 150 njerëz.

    Vrapuesit po garonin në një shteg jashtëzakonisht të ngushtë malor në një lartësi që arrinte 6,500-9,800 metra mbi nivelin e detit. Gara prej 100 kilometrash u mbajt në zonën turistike të Yelloë Forest Stone Forest.

    Pjesëmarrësit nuk ishin të panjohur. Një nga viktimat ishte vrapuesi i mirënjohur Liang Jing, i cili kishte fituar një garë 100 kilometra në Ningbo.

    Një prej organizatoreve të garës tha se nuk kishte parashikime të motit ekstrem për atë ditë.

    Kurse një prej vrapuesve që u tërhoq nga gara që në nisje tha: “Unë vrapova 2 kilometra, por më shqetësoi fakti që trupi im nuk ishte nxehur as pas 2 kilometrash”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!