×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron 10 tanke të Armenisë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 13:15

    Ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar edhe 10 tanke të ushtrisë së Armenisë.


    Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftohet se dje u shkatërruan 10 tanke të ushtrisë armene, 6 topa obuzë D-20, si dhe 1 obuz vetëlëvizës me motor i tipit Akatsiya dhe 30 automjete,transmeton Anadolu Agency.

    Sipas të dhënave të fundit, në periudhën 27 shtator – 7 tetor, ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar 260 tanke dhe automjete të blinduara, 277 topa dhe sisteme raketore, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, 11 pozicione të komandës drejtuese dhe vëzhguese, 8 depo të municioneve, rreth 180 mjete dhe kamionë ushtarakë si dhe një sistem S-300 të ushtrisë së Armenisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!