×
  • Lajme
  • Botë

    Vaksina ruse, Sputnik V pritet të certifikohet nga OBSH brenda dy muajve të ardhshëm

    Reporteri
    04 Qershor 2021 | 21:35

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lajmëruar se është duke analizuar dhe duke kryer testet e pavarura për vaksinën anti-COVID të prodhuar në Rusi, Sputnik V. Një përgjigje definitive për efektshmërinë dhe sigurinë e kësaj vaksine do të jepet brenda dy muajve të ardhshëm nga ky organizëm.


    Certifikimi nga OBSH i hap rrugë miratimit për përdorimin e vaksinës edhe nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, çka do të mundësonte shtetet europiane me mungesë vaksinash si Gjermania të importojnë dozat që u nevojiten nga Rusia.

    Gjithashtu, ky do të ishte dhe lajm i mirë për shqiptarët e vaksinuar me të, pasi do të përfshihej në kompanitë e miratuara për marrjen e certifikatës COVID të BE që lejon udhëtimin e lirë brenda Unionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!