×
  • Lajme
  • Botë

    Varhelyi në Maqedoni të Veriut: Marrëveshje me Bullgarinë ose s’ka negociata me BE-në

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 22:59

    Përpara mbërritjes në Shqipëri, komisioneri I Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi, vizitoi Shkupin.


    Zyrtari dorëzoi progres-raportin dhe tha se Maqedonia e Veriut është gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negociatave të anëtarësimit. Por parashtroi dhe një kusht të fundit.

    Varhelyi i kërkoi Maqedonisë së Veriut që të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet me Bullgarinë, pasi në të kundërt nuk do të jetë e mundur që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

    “Pa mirëkuptim në këto çështje, do të jetë shumë e vështirë të shkohet përpara. Është koha të arrihet marrëveshje”, tha eurokomisioneri. Ai I bëri thirrje qeverisë së Shkupit që të punojë më shumë në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!