Tashmë konfirmohet zyrtarisht se varianti “Delta” i koronavirusit apo i njohur ndryshe si variant indian është ai që dominon në kontinentin europian.
Në një njoftim të përbashkët të Qendrës Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH, konfirmojnë se shumica e rasteve të reja të infektimeve me coronavirus në Europë janë nga varianti indian, i cili sipas studimeve përhapet më shpejt, shkruan a2news.
ECDC dhe OBSH iu bëjnë thirrje edhe njëherë të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje kronike, apo grupeve të tjera të riskut që të marrin sa më shpejt të dyja dozat e vaksinës për të qenë më të sigurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.