Varianti indian i koronavirusit ose ndryshe varianti Delta i cili rrezikon heqjen e masave të fundit kufizuese në Britani, transmetohet me 40% më shumë se variant Alfa (varianti britanik) , i cili deri më tani dominon në Mbretërinë e Bashkuar, tha në një intervistë për BBC, ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.
Sipas Hancock, ky variant, i identifikuar së pari në Indi , përbën një sfidë të shëndetit publik dhe qeveria është “e hapur” për shtyrjen e heqjes së plotë të masave të planifikuara për 21 qershor, nëse konsiderohet e përshtatshme.
Sipas gazetave britanike, qeveria po shqyrton shtyrjen e datës së hapjes dy javë më vonë me vendimin që pritet të shpallet në 14 qershor.
I pyetur nëse masa mbrojtëse siç është përdorimi i maskave do të mbahen në planin afatgjatë, ministri u përgjigj “nuk mund ta përjashtojmë atë”.
Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja të koronavirusit në ditët e fundit, numri i pacientëve me Covid-19 mbetet i qëndrueshëm dhe, siç siguroi Hancock, shumica e pacientëve janë pacientë të pavaksinuar.
Britania, vendi më i goditur i Evropës me pandeminë, me gati 128,000 të vdekur, ka vaksinuar më shumë se 40 milionë persona me dozën e parë, ndërsa më shumë se 27 milionë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.