×
  • Lajme
  • Botë

    Vazhdon të bie numri i rasteve me coronavirus në Itali

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 18:12

    Italia ka raportuar 190 raste të reja me koronavirus nga 24.253 teste të bëra përbrenda periudhës së fundit një-ditore, ka bërë me dije Agjencia e Mbrojtjes Civile të hënën.


    Numri i përgjithshëm i të infektuarve, nga shifrat e fundit, është rritur në 244.624, shkruan Repubblica, transmeton lajmi.net.

    Siç shkruhet në buletinin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Italia ka raportuar edhe 13 vdekje, 8 prej të cilave ishin në Lombardi.

    Vendi ka raportuar edhe 213 të shëruar nga virusi korona.

    Numri i mjekëve që kanë vdekur në Itali nga Covid-19 është rritur në 174.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!