Princi Philip, Duka i Edinburgut, ka vdekur sot në moshën 99-vjeçare, shkruan The Guardian.
Shëndeti i Princit Philip ishte përkeqësuar ngadalë kohëve të fundit.
Ai kishte qëndruar në trajtim në spital për një muaj, derisa, princi Philip kishte bërë një operacion në zemër në fillim të muajit mars.
Princi ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth II dhe të dy kishin marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Philip dhe mbretëresha Elizabeth II kanë festuar përvjetorin e 73-të të martesës së tyre në nëntor të vitit 2020-të.
Duka do të mbushte 100 vjet në qershor dhe u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017. Që nga atëherë, ai rrallë është parë në publik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.