×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes një 47-vjeçar nga Kosova në Zvicër, u godit nga një veturë e cila kishte hyrë në korsinë e kundërt

    Reporteri
    04 Qershor 2023 | 8:37

    Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti në trafik.

    Kosovari i cili drejtonte një furgon (kombi), u godit nga një veturë që kishte hyrë në korsinë e kundërt.

    Derisa edhe dy persona ishin lënduar nga ky aksident, njëri prej të cilëve rëndë.

    Ngjarja tragjike ndodhi kantonin e Valis-it, në rrugën Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.

    Sipas policisë ende nuk dihen arsyet se si vetura ishte futur në drejtimin e kundërt të lëvizjes.

    Siç njofton Policia Kantonale e Valis-it përplasja mes furgonit (kombit), ishte ballë për ballë.

    Derisa pasagjeri i cili ishte duke udhëtuar me kosovarin, një 53-vjeçar u dërgua me helikopter në spitalin e Sionit, për shkak të lëndimeve të rënda.

    Ndërkaq, drejtuesi i veturës i cili shkaktoi aksidentin mbeti i lënduar lehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!