×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes Sulltani i Omanit, sundoi 50 vjet këtë shtet

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 13:10

    Sulltani i Omanit, Qaboos bin Said al Said, ka vdekur në moshën 79 vjeçare. Ai sundoi Omanin për 50 vjet. Në vend të tij është emëruar Haitham bin Tariq. Sulltani i Omanit vdiq të premten ka njoftuar Agjencia shtetrore e lajmeve në Oman. Nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.


    Omani, në skajin lindor të Gadishullit Arabik dhe një aleat kyç perëndimor, ka shpallur një periudhë tre-ditore të zisë kombëtar, shkruan Sky News.

    Sulltani Qaboos ishte udhëheqësi që shërbeu më se gjati në Lindjen e Mesme, pasi sundoi vendin që nga viti 1970, kur mori udhëheqjen nga babai i tij në një grusht shteti paqësor.
    Lindur në Oman në vitin 1940, ai udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar në 1958 dhe u bashkua me ushtrinë britanike, transmeton Reporteri.net.

    Ai u kthye në Oman në 1966 dhe u vu nën arrest shtëpiak nga babai i tij në pushtet, për ta ndarë atë nga punët e qeverisë.

    Duke u lodhur nga udhëheqja e babait të tij dhe me një dëshirë për ndryshim, ai nisi një grusht shteti kundër tij në vitin 1970. Qaboos u mbështet nga Britania e Madhe.
    Udhëheqja e sulltanit vlerësohet se përmirësoi në mënyrë drastike standardet e jetës në Oman duke reformuar një komb që kishte probleme esenciale.

    Ai përdori të ardhurat e naftës gjatë mbretërimit të tij për të ndërtuar shkolla, rrugë dhe spitale, si dhe për të inkurajuar zhvillimin e ndërmarrjeve private.

    Sulltani gjithashtu e përjashtoi skllavërinë në të njëjtin vit kur erdhi në pushtet – dikur një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Omanit.

    Haitham bin Tariq, 65 vjeç, që pason Sulltanin Qaboos

    Por papunësia, e cila ndezi demonstrime në 2011, mbetet e lartë dhe shteti është mbështetur gjithnjë e më shumë në huamarrjen e jashtme pasi çmimet e naftës kanë rënë.

    Sulltan Qaboos nuk kishte fëmijë dhe nuk e kishte emëruar publikisht një pasardhës.

    Sidoqoftë, ai regjistroi fshehurazi zgjedhjen e tij në një letër të mbyllur nëse familja mbretërore nuk pajtohej në linjën e radhës.

    Kishte një numër kandidatësh të mundshëm për të zëvendësuar Sulltanin e plakur dhe nuk ishte e qartë nëse tranzicioni do të ishte i qetë.

    Haitham bin Tariq, 65 vjeç, që pason Sulltanin Qaboos, ka lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar, pasi ka shërbyer për disa vjet edhe në në Universitetin të Oksfordit.

    Vitin e kaluar, Shoqëria Anglo-Omani organizoi një pritje ku morën pjesë Haitham bin Tariq dhe Duka i Jorkut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!