Autoritetet amerikane kanë njoftuar se një vajzë trevjeçare ka vdekur pasi është djegur brenda një veture që ka qenë e mbyllur nga brenda.
Policia e ka gjetur një bombol gazi afër veturës së djegur dhe një tjetër në ulësen e pasme të saj, ndonëse është ende e paqartë se a ka qenë zjarri i qëllimshëm apo e tërë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Vajza me emrin Zoye Pereira u nxor nga vetura e tipit “Audi A6 Sedan” dhe u dërgua në spital, ku më vonë nuk iu mbijetoi djegieve dhe u shpall e vdekur nga stafi mjekësor, shkruan Indenpendent përcjellë Klan Kosova.
Një person është dërguar në paraburgim pasi disa dëshmitarë thanë se e panë atë duke ikur nga vendi ku u dogj vetura.
Raportohet se burri i dyshuar është babai biologjik i vajzës së vdekur dhe jeton në Queens të New Yorkut me nënën e saj. Ende nuk është ngritur aktakuzë kundër tij, por aktualisht po merret në pyetje nga policia.
Zjarrfikësit arritën ta nxjerrin vajzën nga vetura sepse temperatura e lartë brenda saj e kishte shkrirë dorezën e derës.
Burri i dyshuar gjithashtu ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe u shtri në spital mbrëmjen e kaluar. Vetura nuk është larguar nga vendi ku u dogj për shkak se hetimet për shkaktarin e zjarrit po vazhdojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=LNDA_IH75kg
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.