Një burrë, i cili u shpall i vdekur pas një aksidenti automobilistik në Indi, ka rezultuar i gjallë, ndonëse në gjendje kritike, pasi ka kaluar një natë në morg. Mediat e huaja shkruajnë se lajmi u bë i ditur sot nga drejtori i spitalit.
Srici Kumar, 45-vjeç, u dërgua në një klinikë private pasi u aksidentua nga një motoçikletë në Morandaban, në lindje të Nju Delhit, të premten. Mjeku që e ka ekzaminuar aty ka konfirmuar vdekjen e tij dhe ka kërkuar që trupi të dërgohet në spitalin publik për autopsi-nekropsi.
“Mjeku e ka ekzaminuar me urgjencë. Ai nuk gjeti asnjë gjurmë jete dhe për këtë arsye e shpalli të vdekur”, tha Rajendra Kumar, drejtoreshë e spitalit publik.
‘Viktima’ u vendos në morg derisa të afërmit e tij mbërritën në spital, gjashtë orë më vonë. “Kur policia dhe familja shkuan për të nisur procedurën burokratike për autopsinë, konstatuan se ai ishte i gjallë”, shtoi drejtori.
45-vjeçari po trajtohet në gjendje kome. Autoritetet po kryejnë një hetim për të përcaktuar se si është bërë diagnoza e gabuar./tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.