Një mbretëri e vogël po synon të bëhet kombi i parë në Azinë Juglindore që do të vendosë dënimin me vdekje për personat e komunitetit LGBT, transmeton Reporteri.net.
Brunei është i vendosur të lejojë goditjet me kamxhik dhe me gurë deri në vdekje të personave LGBT nën një sërë reformash të kodit penal që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare.
Ligjet e reja që do të hyjnë në fuqi të mërkurën e ardhshme do të bëjnë që mbretëria e vogël të bëhet kombi i parë në Azinë Juglindore që vendos dënimin me vdekje për ata që janë të përfshirë në marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë.
Homoseksualiteti ishte tashmë i paligjshëm dhe dënohej me vdekje në Brunei, por ky vend tashmë ka vendosur që të kalojë në masa edhe më ekstreme. Megjithatë, vendi është në proces të futjes në sistem të modelit të sheriatit për ndëshkimet e veprave kriminale.
Grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International i kanë dënuar këto iniciativa duke i përshkruar dënimet e reja si “të tmerrshme” dhe “çnjerëzore”.
Nuk ka pasur kundërshtim vokal ndaj rregullave të reja në Brunei, ku kritikat publike të sulltanit dhe politikat e tij janë jashtëzakonisht të rralla. Vendi ka qenë prej kohësh i njohur për politikat konservatore siç janë ndalimi i shitjes së alkoolit e shumë të tjera./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.