×
  • Lajme
  • Botë

    Venecianët kërkojnë ndalimin e anijeve të mëdha në qytet

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 21:30

    Përplasja e një anijeje të madhe me një më të vogël turistësh në Venecie të Italisë, ka shtyrë banorët e këtij qyteti që të kërkojnë ndalimin e hyrjes për anijet e mëdha në qytet.


    Gjatë përplasjes, u lënduan disa persona, e ky incident ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te banorët.

    Anija që barë 2 mijë e 600 pasagjerë kishte një problem teknik gjatë ndaljes në portin e Venecias.

    Aksidenti ringjalli debatin se qarkullimi i shpeshtë i anijeve mund të rrezikojë ekosistemin e dobët dhe monumentet e këtij qyteti, transmeton KTV.

    Anijet që peshojnë më shumë se 96 mijë tonë janë të ndaluara në kanalin Giudecca në vitin 2013, derisa katër vjet më vonë u ndaluan edhe anijet me 100 mijë tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!