Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste”.
Në njoftimin policor thuhet se ai kërkohej për rastin e datës 9 nëntor 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.