×
  • Lajme
  • Botë

    Video shokuese: Gruaja mban beben si të ishte një thes

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 10:05

    Video e një gruaje që mban fëmijën sikur të ishte kukull është bërë virale në rrjetet sociale.


    Ngjarja ka ndodhur në Serbi, dhe pasi çdo gjë u filmua nga qytetarët dhe u publikua në media, reaguan edhe autoritetet. Gruaja u ndalua, dhe burri dhe tre fëmijët e saj janë në polici, transmeton Reporteri.

    Siç rezulton, foshnja e abuzuar është vetëm shtatë muajshe dhe përveç gruas, në atë kohë me të ishin edhe dy fëmijë të tjerë, njëri katër vjeç dhe tjetri dy.

    Nëna u ndalua deri në 48 orë, për shkak të ekzistencës së një dyshimi të bazuar se ajo kishte kryer veprën penale Neglizhencë dhe Abuzim me një të mitur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!