×
  • Lajme
  • Botë

    Vietnami regjistron të vdekurit e parë nga COVID-19

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 17:26

    Një 68-vjeçare është bërë personi i tretë në Vietnam që ka vdekur si pasojë e COVID-19.


    Ajo vuante edhe nga kanceri i gjakut, ndërsa ka vdekur dy ditë pasi është diagnostikuar me COVID-19, kanë njoftuar mediumet e huaja.

    “Pacientja 499” ishte banore e Da Nangut, epiqendrës së shpërthimit të ri të koronavirusit në Vietnam. Ajo ka vdekur të shtunën në mëngjes.

    Të premten kishin vdekur edhe një 70-vjeçar dhe një 61-vjeçar. Janë tri rastet e para të vdekjes si pasojë e COVID-19.

    Edhe 18 pacientë tjerë janë në gjendje kritike. Në Vietnam janë regjistruar 558 raste me COVID-19, 182 janë aktive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!