Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në kufirin kroat.
Deri te aksidenti i tmerrshëm erdhi kur një veturë e tipit BMW po lëvizte me shpejtësi të madhe duke mos arritur të frenojë as tek pikëkalimi kufitar i i quajtur “Sveta Helena” ku vozitësit tjerë po prisnin në radhë, transmeton Reporteri.net.
Një veturë e tipit “Skoda” në të cilën ndodheshin një familje, prindërit dhe fëmija i tyre e pësoi rëndë si pasojë e pakujdesisë së këtij shoferi.
Zjarrfikësve iu deshën plot 45 minuta për të nxjerrë familjen nga automjeti i shkatërruar.
Pas aksidentit, shoferi i BMW-së, thonë dëshmitarët, doli nga makina pa asnjë lëndim dhe në panik tha: Zot, çfarë kam bërë?
Raportohet se dy prindërit dhe fëmija, janë në gjendje kritike për jetë.

Shikoni pamjet: