×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Vrasësi serik nga Kenia torturohet për të rrëfyer, tregon se vrau 42 gra – përfshirë gruan e tij

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 19:37
    Foto: AFP

    Një vrasës serik nga Kenia, është torturuar nga Policia e Kenia për të dhënë një rrëfim të tij, ka treguar avokati i tij në Nairobi.

    Policia njoftoi më vonë se pas torturës, Collins Jumaisi Khalusham 33-vjeçar, kishte rrëfyer se kishte vrarë 42 gra prej vitit 2022, përfshirë edhe gruan e tij, shkruan BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    I njëjti ishte arrestuar pasi ishin zbuluar nëntë trupa të gjymtuar dhe hetimet çuan rrugën drejt tij.

    Pas seancës, në të cilën Khalusha u shfaq me pranga, por nuk foli, avokati i tij tha se shpresonte se rrëfimi do të fshihej nga të dhënat e gjykatës.

    Ai shtoi se kishte kërkuar që klienti i tij të dërgohej në spital për trajtim urgjent.

    Khalusha u arrestua në një bar të hënën herët në mëngjes teksa po shihte finalen e futbollit të Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.

    Më pas ai i çoi oficerët në shtëpinë e tij pranë vendit të krimit ku u gjetën 10 telefona, një laptop, karta identiteti dhe veshje personale femërore, tha policia./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!